Tërmeti në Turqi ngre qytetarët kundër Erdogan, sulme ministrave dhe deputetëve: Gomerë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqëria turke po vlon nga zemërimi kundër qeverisë së Rexhep Tajip Erdogan, veçanërisht në Anadoll pas tërmeteve vdekjeprurëse që deri tani kanë vrarë më shumë se 20,000 njerëz. Siç dëshmohet nga videot që kanë dalë në dritë, qytetarët nuk durojnë dot as të shohin deputetët e qeverisë, e lëre më ministrat, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për fatkeqësinë më të madhe që ka njohur Turqia në historinë e saj.

Siç tregohet në pjesët e publikuara nga mediat turke, ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag u tall rëndë nga qytetarët në Dijarbak.

Bozdag së bashku me kolegët e tij ndodhej në qytet, pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën pothuajse të gjithë Turqinë juglindore, megjithatë “pritja” që ai pati nga qytetarët e mbledhur ishte tërësisht negative. Burra dhe gra në rrugë, në prani të policëve, bërtisnin dhe e quanin: Gomar, i paturp!

Të njëjtën pritje ka pasur të rezervuar nga qytetarët edhe deputetja e partisë në pushtet, Oya Eronat, e cila ka shoqëruar ministren e Drejtësisë. Si pasojë e protestave, ministri dhe deputeti u shoqëruan nga Policia për t’u larguar pa reaguar.

Dy 24 orë më parë, duke folur nga provinca Antiyaman, një nga zonat e goditura nga tërmetet shkatërruese në Turqinë juglindore, Erdogan u premtoi qytetarëve se shteti do t’ua mbulonte qiranë për një vit të prekurve nga tërmeti.

Të fundit

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Lajme të tjera

Web TV