Liverpool rikthehet tek fitorja në Premier League duke mposhtur Evertonin në “Anfield”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tre disfatave në katër ndeshjet e fundit, Liverpool rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në stadiumin Anfield. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp nuk e zhgënjyen publikun e pranishëm teksa mposhtën në derbi Evertonin me rezultatin 2-0. Të kuqve iu mjaftoi nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Mohamed Salah në minutën e 36-të.

Egjiptiani përmbylli një kundërsulm manuali teksa shfrytëzoi një pasim të Nunez duke mos e pasur aspak të vështirë për të mposhtur portierin Pickford. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Liverpool gjeti edhe golin e dytë dhe të sigurisë. Në minutën e 49-të ishte Cody Gakpo që realizoi me portën e boshatisur pas një asisti të Trent-Alexander Arnold.

Për lojtarin e transferuar në merkaton e janarit nga PSV, ishte goli i parë me fanellën e Liverpool. Kështu, Liverpool mori një fitore tejet të rëndësishme për situatën ku është në kampionat dhe tashmë të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp ngjiten në kuotën e 32 pikëve në vend të nëntë, ndërsa nga ana tjetër, Everton renditet në vend të 18-të me 18 pikë.

Të fundit

Nga 929 emra në një qendër votimi, votojnë vetëm 91? Pse vlonjatët po rrinë në shtëpi?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas të dhënave të fundit...

La Liga, Barcelona përmbys Realin dhe “vret” kampionatin

Barcelona është shumë pranë fitimit të titullit kampion, pasi fitoi 4-3 kundër Real Madridit dhe u shkëput 7 pikë larg në krye të renditjes...

Përfundon “Giro d’Italia 2025”, shkëlqen çiklisti Mats Pedersen

Përfundon etapa e tretë e xhiros së Italisë “Giro d’Italia 2025”. Fitues është shpallur çiklisti nga Danimarka, Mats Pedersen, i cili nga tri etapa...

Lajm i keq për opozitën, shqiptarët po votojnë më pak se në 2021 (deri në orën 18:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Spartak Ngjela tregon pse Berisha sot është i shqetësuar shumë

Votimet po ecin të qeta. Por vetëm Saliu është i shqetësuar. Të dhënat thonë se ka shumë abstenime në votuesit e Partisë Demokratike. Dhe kjo...

Lajme të tjera

Web TV