Milan rikthehet në fazën 1/8 ndaj Tottenham pas nëntë vitesh munges, formacionet zyrtare

Në San Siro, Milani përballet me Tottenhamin në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve në stadiumin San Siro.

Kuqezinjtë ishte në një ecuri prej shtatë ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat përpara se ta thyenin me fitoren 1-0 ndaj Torinos në Serie A javën e kaluar. Ishte një fitore shumë e nevojshme për skuadrën e Stefano Piolit përpara ndeshjes së tyre vendimtare me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

Pasi mposhti Manchester Cityn, Tottenham pësoi një humbje shokuese 4-1 nga Leicester City në Premier League fundjavën e kaluar dhe sot synon që të rikthehet sërish tek fitorja.

Formacionet zyrtare:

Milan: Tatarusanu; Thiaw, Kalulu, Kjaer, Theo Hernandez; Saelemaekers, Krunic, Tonali; Brahim Diaz, Leao; Giroud.

milan.jpg

Tottenham Hotspur: Forster; Romero, Dier, Lenglet; Emerson, Skipp, Sarr, Perisic; Kulusevski, Kane, Son.

tottenham.jpg