VIDEO/ Coman “thyen” PSG në Parc des Princes, Bayern me një këmbë në raundin tjetër

PSG bie në shtëpi përballë Bayern Munich teksa në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League, u mposhtën me shifrat 0-1. Me Kylian Mbappe në stol për shkak të problemeve fizike, vëmendja kryesore ishte tek Neymar dhe Messi.

Por, dyshja nuk ia doli përballë bavarezëve të cilët përfituan nga një gol i Kingsley Coman në pjesën e dytë. Në fund, bavarezët mbeten me 10 vetë pasi Pavard koleksionoi kartonin e dytë të verdhë megjithatë rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Tashmë, të besuarit e trajnerit Julian Nagelsmann mund të nisen më të qetë në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Allianz Arena më datë tetë mars.