Kush nuk kupton humorin…gjobë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Një grup i mbrojtjes së drejtave të njeriut ka vendosur të propozojë një ligj që penalizon të gjithë ata që nuk kuptojnë humorin, që revoltohen nga satira dhe që trullosen nga ironia.

Çdokush, pa përjashtim, demokrat apo socialist, monarkist apo republikan,në pozitë apo në opozitë, oligark apo kryetar bashkie, pastrues apo shefe kabineti, me emrin mcgon apo agron, që nuk arrin të kuptojë satirën në rrjetet sociale do të ketë penalitete.

Projektligji saktëson se ata që kapen për herë të parë dënohen me 5000 euro gjobë, përsëritësit ndëshkohen me 10000 euro dhe ata që konsumojnë krimin e mos kuptimit të satirës për herë të tretë do të detyrohen të ndjekin kursin. “E qeshura ta zgjat jetën” Në këtë kurs pjesëmarrësit jo vetëm do të mësojnë se çfarë është, shakaja, satira, ironia, tallja por edhe do të detyrohen me zor të shijojnë humorin.

Në shekullin e 21 është e papranueshme të kemi qytetarë që nuk kanë njohuritë bazë për humorin dhe satirën – tha një nga juristët që është marrë me projektligjin.

Nisma vjen pas incidenteve të raportuara, për shkak të një postim në Facebook ku bëhej thirrje për “arrestimin e disa deputetëve të opozitës jo vetëm për prishje të rendit dhe të qetësisë, por edhe të imazhit mjaft të mirë të vendit, sidomos kohët e fundit”

Na vjen keq që këtë nismë e marrim më 14 shkurt, por qartësisht disa njerëz e kanë ngatërruar 14 shkurtin me 14 shtatorin, tha një zëdhënës i organizatës.

Nuk mund të ketë paqe sociale në një vend ku njerëzit marrin seriozisht çdo gjë që lexojnë në Facebook, tha një komentator politik.

Lexo edhe :  Berisha kërkon të rrëzojë Ramën me listat e vjetra të Lulzim Bashës

Nxitimi për këtë nismë erdhi si pasojë e faktit që edhe prokuroria e mori seriozisht njoftimin dhe lëshoi urdhër arresti për deputetët.

Një zëdhënës i qeverisë tha se nuk ishte i gatshëm për të dhënë një mendim për projektligjin por në parim “qeveria e përshëndet nismën”.

Ligji i ri do të jetë i debatueshëm. Kritikët thonë se nuk është detyrë e qeverisë që të vendose se çfarë është për të qeshur e çfarë është për të qarë. Aq më tepër që qeveria është në konflikt interesi kur vjen puna te dallimi mes seriozitetit dhe talljes së m…

Por mbështetësit e projekt ligjit thonë se kjo është një çështje e sigurisë publike, madje e sigurisë kombëtare.

Është detyrë e shtetit për të mbrojtur qytetarët nga rreziku i marrjes seriozisht të çdo postimi në Facebook. Nëse nuk ndërhyjmë tani kush do të mbajë përgjegjësi për kaosin që do të krijohet?

Deputetët që, sipas vëzhguesve, janë fajtorët kryesore për situatën e mbarsur, do të ftohen të qartësojnë në çdo deklaratë apo gjest që bëjnë nëse e kanë seriozisht apo bëjnë hajgare!

Në kundërpërgjigje të kësaj nisme një grup ligjvënësish do të propozojnë një nen shtesë në Kushtetutë sipas të cilit: Republika jonë shpallet republikë e ngritur mbi humorin! Në vend të RSH propozohet RQ, Republike Qesharake!

Të fundit

Rutte: Zelensky të rivendosë marrëdhëniet me Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të "rivendosë marrëdhëniet e tij me Trump". Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s,...

Infeksioni vdekjeprurës i ‘kërpudhës së zezë’ që shkatërron indet

Mukormukoza është një infeksion fungal potencialisht fatal, i cili prek kryesisht individët me sistem imunitar të dobësuar. Personat me rrezik të lartë përfshijnë ata...

Spanjë, kapen duke transportuar kokainë me taksi, arrestohen dy shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët u kapën duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine me një taksi. Dy pasagjerë që...

Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës

Forca më e re e reagimit të shpejtë të NATO-s po teston fuqinë e saj në Rumani, vetëm pak kilometra larg kufirit ukrainas. Forca më...

Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, katër gola dhe spektakël

Barazim 2-2 mes Laçit dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Kurbinasit kaluan në epërsi që në minutën e 11-të me Myrtën. Vendasit befasuan sërish...

Lajme të tjera

Web TV