VIDEO/ Milan mposht Tottenhamin në San Siro, Brahim Diaz bën kuqezinjtë të ëndërrojnë

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Milan mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Tottenham në shtëpi me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë ia dolën falë një goli në minutën e shtatë të pjesës së parë nga ana e Brahim Diaz.

Një gol që në fakt mbeti i vlefshëm për të gjithë pjesën e mbetur të sfidës përtej përpjekjeve të anglezëve për të barazuar apo vendasve për të dyfishuar. Gjithsesi, në sfidën e ardhshme që do të luhet më datë tetë mars në Londër, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli nisen të avantazhuar.

https://twitter.com/futgoat24/status/1625589850198925329?s=46