Hapën panik me postimet ‘provokuese’ për tërmetin/ Policia turke arreston 78 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia turke ka arrestuar 78 persona të akuzuar se kanë krijuar frikë dhe panik duke ndarë postime provokuese për tërmetin e javës së kaluar në mediat sociale.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrues është rritur mbi 41,000 dhe miliona kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Turqisë tha se kishte identifikuar 613 persona të akuzuar për postime provokuese dhe ndaj 293 kishin nisur procedimet ligjore. Nga ky grup, kryeprokurori kishte urdhëruar arrestimin e 78 personave.

Drejtoria shtoi se 46 faqe interneti u mbyllën për  pasi mashtronin për të vjedhur donacione për viktimat e tërmetit dhe 15 llogari të mediave sociale që paraqiteshin si institucione zyrtare u mbyllën.

 

Të fundit

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e...

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Lajme të tjera

Web TV