Konflikti Rusi-Ukrainë/ NATO: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NATO duhet të përgatitet për një konfrontim të gjatë me Rusinë pasi Presidenti Vladimir Putin nuk po tregon dëshirë për paqe, një vit pas pushtimit të Ukrainës, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për AFP .

“Ne duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, mund të zgjasë për shumë e shumë vite ,” paralajmëroi ai.

“Presidenti Putin dëshiron një Europë ku ai mund të kontrollojë fqinjët e tij, ku ai mund të vendosë se çfarë mund të bëjnë vendet”,  tha Stoltenberg.
Pas një viti luftimesh me dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka frikë nga një sulm i ri rus.

30 vendet anëtare të Aleancës mbeten më të vendosur se kurrë për të siguruar që Ukraina të dalë fitimtare në fund, theksoi Stoltenberg.

“Ne jemi këtu për të siguruar që Ukraina të fitojë këtë luftë dhe për t’i siguruar asaj armët, municionet dhe mbështetjen që i nevojiten”,  tha ai.
“Nëse presidenti Putin fiton në Ukrainë, do të jetë një tragjedi për ukrainasit. Por do të jetë gjithashtu e rrezikshme për të gjithë ne, sepse ai dhe liderët e tjerë autoritarë do të binden se kur përdorin forcën ushtarake, ata mund të arrijnë qëllimet e tyre”, përfundoi ai.

Të fundit

“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga organizatat

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera...

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli portugez i futbollit i ka...

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që politika zë në jetën e...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA thotë se njerëzit mund ta...

Lajme të tjera

Web TV