HORROR në Bullgari/ 18 persona gjendet të vdekur brenda kamionit, çfarë ka ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bullgari, ku 18 persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni.

Ministria e brendshme e Bulgarisë njoftoi sot se kamioni po transportonte rreth 40 njerëz të fshehur në dërrasa. 18 prej tyre u gjetën të vdekur në kamionin e braktisur në afërsi të kryeqytetit Sofje, teksa vendi ballkanik përballet me një numër në rritje të kalimeve ilegale të kufirit.

“Automjeti po transportonte ilegalisht rreth 40 emigrante të fshehur mes drurëve, 18 prej të cilëve kanë vdekur”, thuhej në deklaratën e ministrisë.

Pasi vendasit njoftuan policinë, kamioni u gjet në fshatin Lokorsko, rreth 20km në verilindje të kryeqytetit. Disa emigrantë të gjetur të gjallë u dërguan për ndihmë në spital. Autoritetet nisën kërkimin për trafikantët që drejtonin kamionin, të cilët ishin larguar, thanë autoritetet. Ky është deri tani incidenti më i rëndë me emigrantët në Bullgari.

Vendi është anëtar në Bashkimin Evropian dhe ka ashpërsuar sigurinë për të ndaluar kalimet ilegale të kufirit.

Bullgaria ka ngritur gjithashtu një gardh me gjemba rreth 180 km të gjatë në kufirin e saj me Turqinë në lindje.

Vendi është përballur me akuza për abuzime me njerëzit që përpiqen të kalojnë kufirin nga Turqia, si për shembull arrestime, rrahje apo shkelje të tjera të të drejtave, thonë grupet monitoruese.

Të fundit

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky...

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Lajme të tjera

Web TV