Projekti për muzeun “Besa”/ Veliaj: Do të lërë gjurmë në qytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e tij, në çeljen e konkursit ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, i cili i hapi udhën krijimit të një destinacioni të historisë të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky muze do të shërbejë për të na kujtuar ditët tona të lavdishme.

Ai tha se muzeu është edhe një përgjigje për cinikët që thonë ‘nuk bëhet’ për gjithçka dhe se ka ardhur koha për një besë ndaj njëri-tjetrit.

“Ky projekt është revolucioni i vërtetë që do të lërë gjurmë në qytet. Është hera e parë në 103 vjet të Tiranës Kryeqytet kur shteti, qeveria, publikja, bashkia, institucionet që mbahen nga taksapaguesit, po heqin mënjanë paratë e taksapaguesve për të blerë një pronë private, që është një monument kulture, sepse privati nuk po e mirëmban. Po flas për Sarajet dhe Shtëpinë e Libohovitëve. Njëra do të kthehet në Muzeun Etnografik të Tiranës dhe tjetra në Muzeun Besa. Është një mënyrë për të kaluar nga historia e treguar dhe e rrëfyer, në diçka të qenësishme për qytetin”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai renditi disa nga punët që janë bërë në Tiranë.

“Beteja e parë në bashki ishte për Parkun e Liqenit të Tiranës, ku gjysma e një grupi parlamentar, luftonin këndet e lodrave për fëmijë me pistoleta. Pastaj, u transferuam te Amfiteatri te Liqeni, që gjithashtu është kthyer në një hapësirë moderne. Kur kujtoj Kopshtin Zoologjik, ku dikur luani ushqehej me patate dhe karrota, dhe si u desh të rikuperonim edhe atë hapësirë. Për ata që flasin për Sahatin e Tiranës, dikur sahati nuk punonte. Pallati i Maks Velos kishte degraduar totalisht. Sot shteti i ka blerë me vlerën e tregut të dyja shtëpitë, edhe të Ismail Kadaresë, edhe të Dritëro Agollit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Shtëpinë e Gjetheve. Ideja e ruajtjes së qytetit është që të jetohet me frymë njeriu, se nëse s’ka frymë njeriu dhe degradon, atëherë cila është vlera? Nuk është ky identiteti ynë! Mbaj mend të njëjtin debat bëmë te Pazari i Ri. Kurse në ambientet siç ishin Sarajet, mbaj mend atë natë e gdhimë teksa zjarrfikëset luftonin me flakët, fatmirësisht u kap në dy minuta ai incident. Ishte vepër e atyre që donin të digjnin edhe shkollën Kosova”, tha Veliaj.

Kryeministri Edi Rama shtoi se Bashkia e Tiranës do garantojë suksesin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për qytetin. Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije lajmin se pranë Kalasë së Tiranës do të krijohet një hapësirë dialogu, ku jo vetëm të huajt, por edhe fëmijët e kryeqytetit të mësojnë për ‘besën’. Margariti theksoi se kjo do jetë një tjetër prekje e bukur e Bashkisë së Tiranës, që gjithmonë i jep vëmendje zhvillimit të qytetit, duke e parë në dimensione moderne.

Të fundit

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një...

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja anulon gjithçka për dy ditë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku...

Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Një punonjës shqiptar 56-vjeçar i një kompanie të angazhuar në aktivitete në emër të Hekurudhave Shtetërore Italiane vdiq këtë mëngjes, të hënën më 19 maj, në...

“Kjo nuk është lufta jonë”, Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat. Këtë fakt e ka bërë të ditur...

11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Kryesisht janë emra nga PS dhe...

Lajme të tjera

Web TV