Përfundon aventura e Marcelos në Greqi, braziliani shkëput kontratën me Olympiacos

Marcelo dhe Olympiacos kanë vendosur të thonë lamtumirë pas më pak se një viti së bashku, me brazilianin që përfundon aventurën e tij në Greqi.

Siç raportojnë mediet spanjolle, mbrojtësi në fakt ka firmosur në orët e fundit zgjidhjen e kontratës me klubin “bardhekuq”.

Pasi numëron vetëm 10 paraqitje dhe 332 minuta të luajtura që nga shtatori, ish-lojtari i Real Madrid ka marrë tashmë një ofertë për të vazhduar karrierën e tij diku tjetër.

Prandaj ka marrë vendimin për t’i dhënë fund aventurës së tij në kampionatin kryesor grek, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.