Thurën planin për të ekzekutuar Macron, gjykata jep dënimin për ekstremistët e djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Penale në Paris shpalli fajtorë tre anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë “Le Barjoll” për përgatitjen e një komploti për të vrarë presidentin francez Emmanuel Macron në vitin 2018. Reuters bëri me dije se Gjykata i dënoi tre burrat me tre deri në katër vjet burg, ose me dënime me kusht nga një deri në dy vjet.

Ndërsa një person i katërt u dënua me gjashtë muaj burg me kusht për armëmbajtje. Të akuzuarit e tjerë u shpallën të pafajshëm. Procedimi për 13 anëtarët e grupit “Le Barzol” nisi me 17 janar. Sipas prokurorëve ata kishin planifikuar të sulmonin presidentin francez me thikë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Francën lindore në nëntor 2018. Ata dyshohen gjithashtu për planifikimin e sulmeve ndaj xhamive dhe emigrantëve.

Avokatët e të pandehurve i përshkruan të13 anëtarët si ekstremistë të ngathët që nuk kishin asnjë pa plan veprimi. Romain Ruiz i cili është avokati i njërit prej nëntë të liruarve, përshëndeti vendimin e gjykatës, duke thënë se ky institucion tregon racionalitet në çështjen e anti-terrorizmit. Prokurorët kanë 10 ditë  në dispozicion për të apeluar vendimin. Ndërsa një nga prokurorët e çështjes deklaroi se hetimet janë fokusuar në pistën e komplotit, që të paktën deri në këtë fazë nuk ishte organizuar mirë, por parashikonte kryerjen e aksioneve të dhunshme ndaj presidentit të republikës.

Të dyshuarit ishin mbajtur prej kohësh nën përgjim nga agjentët e Drejtorisë së përgjithshme për sigurinë e brendshme. Ata u bllokuan nga forcat speciale në lokalitetet MOZEL dhe IZER. Kujtojmë se Vitin e kaluar, një djalë 23-vjeçar u arrestua nën akuzën se kishte planifikuar vrasjen e presidentit francez gjatë paradës për Ditën e Bastijës.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, rrebeshe dhe erë e fortë në disa zona të vendit

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur vendin të përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash, i cili...

11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Nga Leonard Veizi   Pamjet ishin të tmerrshme. Gjak ngado, trupa të coptuar dhe këpucë e copa veshjesh të hedhura mbi shina e në platformë. Dhe...

Trump na dha një pjesë të mendjes së tij

Nga Gail Collins & Bret Stephens   Bret Stephens: Hola, Gail. ¿Qué opinas sobre la insistencia de Donald Trump en que el inglés sea nuestro idioma...

Sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

Pas një muaji në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, del sot para Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Berisha në hall, aleatët duan edhe listat e hapura

Kreu i PD-së Sali Berisha në 24 orët e ardhëshme do jetë në vështirësi në përbyllje të listave të kandidatëve për deputetë, pasi partitë...

Lajme të tjera

Web TV