“Një tërmet do shkatërrojë edhe këtë shtet”, paralajmërojnë ekspertët dhe ngrenë alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportet mbi tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi, shkaktuan tronditje të madhe edhe në Iran.

Turqia është një nga vendet e pakta në botë që i lejon shtetasit e Republikës Islamike të hyjnë pa viza, dhe rreth gjysmë milioni iranianë kanë banim të përhershëm atje.

Njerëzit në Iran e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë katastrofë nga tërmeti.

Ky vend, ashtu si edhe Turqia, ndodhet në kryqëzimin e një numri pllakash të mëdha tektonike, çka e bën një nga shtetet më të rrezikuara në botë.

Dhe frika tani po rritet me ekspertët që paralajmërojnë në mediat shtetërore iraniane mbi ndikimin e mundshëm të një fatkeqësie të tillë në të ardhmen.

Ata flasin ndër të tjera për skena apokaliptike në kryeqytetin Iranian me dendësi të madhe ndërtimesh dhe mbi 15 milionë banorë.

Ekspertët shprehin keqardhjen që nuk janë nxjerrë sa duhet mësime nga e kaluara dhe rregullat e ndërtimit, shpesh nuk zbatohen siç duhet.
“Në Iran, ashtu si në Turqi, ka norma shumë moderne dhe të avancuara të sigurisë nga tërmetet – të paktën në letër“, thotë për DW Hamid Sadegh-Azar, profesor i analizës strukturore dhe dinamikës në Universitetin e Kaiserslautern në Gjermaninë jugperëndimore.

Në 60 vitet e fundit, Irani ka përjetuar tre termite të fuqishme me një numër shumë të lartë viktimash: tërmeti i vitit 1962 në Buin Zahra shkaktoi 13,000 të vdekur, ai i Manjil-Rudbar i vitit 1990 vrau rreth 40,000 vetë dhe tërmeti i Bamit në Iranin juglindor në 2033-shin mori 28 mijë jetë njerëzish.

Të fundit

Kodi i ri/ Juristët: Skandaloz, mund të jetë marrë nga vende si Turqia, ose Rusia!

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u...

21 janari ishte krim shtetëror! 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat ‘qorr’

JAKIN MARENA - Nuk jemi tamam të qartë se çfarë e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha që më në fund ta pranojë publikisht...

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në...

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi. Ngjarja...

Uji ka kripë? Reagon Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë: “Shpifje”

Pas denoncimeve online mbi cilësinë e ujit të pijshëm “Lajthiza”, vjen reagimi nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë. Përmes një deklarate për shtyp, Bashkimi i Prodhuesve...

Lajme të tjera

Web TV