Sadio Mane befason me përgjigjen e tij, ja cili është sulmuesi më i mirë që kam luajtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Sadio Mane, e ka treguar emrin e sulmuesit më të mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij deri më tani.

Sulmuesi aktual i Bayern Munichut ka luajtur me disa lojtarë të jashtëzakonshëm të fazës ofensive, si Mohamed Salah e Roberto Firmino, megjithatë ka befasuar me zgjedhjen e tij.

Në një prononcim për 11teamsports në TikTok, senegalezi ka befasuar me emrin që e ka përmendur si më të mirin.

Futbollisti ofensiv më i mirë me të cilin ka luajtur Mane është Divock Origi (sipas tij) – sulmuesi belg, i cili u transferua te Milani në fund të sezonit të kaluar. Dyshja kanë kaluar gjashtë vite së bashku për t’u larguar të dy në të njëjtën periudhë.

Gjatë kohës së tij në Anfield, Origi ka realizuar 41 gola, ndërsa në 21 paraqitje me Milanin deri më tani e ka gjetur vetëm dy herë rrjetën.

Për befasi, ngjashëm sikurse Mane, në një intervistë të vitit 2021, edhe asistent trajneri i Liverpoolit, Pep Lijnders, e kishte zgjedhur belgun si finalizuesin më të mirë me të cilin ka punuar.

Të fundit

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras,...

Mbi 30 mln paund/ Sa do të paguajë CEO i Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale

Përqafimi viral që zbuloi tradhtinë e CEO-s së Astronomer mund t’i kushtojë Andy Byron mbi 30 milionë paund në rast se bashkëshortja, e cila...

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Lajme të tjera

Web TV