Sylvinho me “dhimbje koke”, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit pa portier për momentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për fazën kualifikuese të EURO 2024. Trajneri i ri, Sylvinho duket se do e ketë të vështirë për të zgjedhur gardianin mes shtyllave, me telashet për brazilianin që kanë nisur ende pa debutuar. E gjithë “kokëçarrja” e trajnerit vjen për shkak të formës jo të mirë të portierëve dhe më shumë për minutat që katër gardianët kanë këtë sezon në skuadrat respektive.

Berisha, Strakosha dhe Selmani duket se nuk janë në 100 përqind të formës së tyre, teksa përjashtim bën Kastrati. Sylvinho debuton me Kombëtaren në 24 mars në “Air Albania”, në miqësoren kundër Uzbekistanit, me përballjen që vjen tre ditë para ndeshjes së parë kundër Polonisë në Varshavë për EURO 24.

Kapiteni Etrit Berisha është lënë jashtë grumbullimit nga trajneri i Torinos, me prishtinaliun që duket në një “luftë të ftohtë” për shkak se nuk pranon stolin. Me zero ndeshje këtë sezon, Berisha duket se e ka të vështirë të jetë mes shtyllave të kuqezinjve.

Situatë jo më e mirë edhe për Strakoshën. Thomasi verën e shkuar la Lazion dhe u bashkua me Brentford në Premier League, teksa ka luajtur vetëm dy ndeshje në Kupë dhe nuk ka debutuar ende në kampionat, teksa qëndroi jashtë shumë javë për shkak të një lëndimi.

Mbrojtësi tjetër fundor, Gentian Selmani zgjodhi në janar të linte Boluspor në Turqi dhe të rikthehej te Laçi. Vetëm pesë ndeshje këtë sezon kanë bërë që 24-vjeçari mos ketë minuta në këmbë.

Formë më të mirë po kalon Elhan Kastrati. Portieri i Cittadella-s në Serie B ka luajtur në 26 takime këtë sezon, duke mbajtur portën të pastër në nëntë ndeshje. Me 2.370 minuta në këmbë, nuk është çudi që Kastrati të jetë mes shtyllave në Kombëtare duke lënë pas emra si Strakosha, Berisha dhe Selmani.

Lexo edhe :  Pedri “përulet” para Xavit dhe Iniestës: “I kam idhuj, por nuk jam në nivelin e tyre”

Të fundit

Rama ndan pamje nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës: Do të lehtësojë qarkullimin

Teksa ka ndarë pamje nga kantieri, kryeministri Rama shprehet se superstrada Tiranë-Durrës do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve...

Këmbimi valutor 2 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me 92.2 lekë. Ndërkohë...

Media gjermane: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan Silke Böttcher në të përditshmen gjermane “Merkur.de”. Me plazhet...

Makina doli nga rruga në Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Milot-Morinë. Si pasojë ka  humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet. Një aksident...

Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Gaza

Ministri i Mbrojtjes tha se do të ketë evakuim në shkallë të gjerë të popullsisë nga zonat ku ka luftime dhe u kërkoi banorëve...

Lajme të tjera

Web TV