Përjashtimet/ Mazhoranca fut në listën e “zezë” 6 deputetë të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga Parlamenti për dhjetë ditë të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë më shumë se gjysma e deputetëve të PD-së ka marrë ndëshkime, pas protestave në Parlament që lidhen kryesisht me çështjen “Rama-McGonigal”.

Opozita në Parlament ka disa javë që është gjysëm brenda sallës dhe gjysma jashtë për shkak të përjashtimeve. Që pas arrestimit të agjentit të FBI-së McGonigal, Partia Demokratike ka kërkuar Edi Ramën në Kuvend, duke protestuar herë pas here. Kjo u ka kushtuar jo pak pasi çdo deputet që ka ngritur zërin është përjashtuar nga mazhoranca, duke përdorur “rregulloren” e kuvendit. Shumë prej tyre janë përjashtuar javë pas jave duke përfshirë edhe Sali Berishën. Edhe dje Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla një kërkesë për ndëshkimin e 6 deputetëve demokratë pas kaosit të krijuar në Kuvend, javës që shkoi. Në kërkesën shprehen se kjo nismë vjen pas pengimit në mënyrë të përsëritur të mbarëvajtjes së seancës plenare nga këta deputetë të cilët bllokuan edhe foltoren. Për deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli është kërkuar përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenarë për 10 ditë. Për Spahon është kërkuar dyfishim i masës disiplinore. “Deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj penguan zhvillimin normal të seancës plenare duke krijuar kaos në sallën plenare dhe duke bllokuan foltoren që nga çelja e seancës e deri në përfundim të saj. Deputeti Edmond Spaho me veprimet e tij të përsëritura cenoi rregullin e seancën plenare duke përdorur mjete zhurmuese përgjatë gjithë kohës dhe duke mos lejuat që deputetët të dëgjoheshin gjatë diskutimeve të tyre. Po ashtu deputeti Edmond Spaho duke u koordinuar edhe me deputeten Elda Hoti dhe deputetët të tjerë vazhduan me tej duke hequr pajisjen e mikrofonit të foltores. Bazuar në rregullore, kërkojmë përjashtimin nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare të deputetëve Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardellit. Për deputetin Edmond Spaho kërkohet dyfishim i masës”, thuhet ndër të tjera në argumentimin e kërkesës nga ana e shumicës socialiste. Javën e shkuar, nga seancat parlamentare u përjashtuan 12 deputetë të Partisë Demokratike, duke nisur nga Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Seanca e kaluar plenare nuk u zhvillua për shkak të kaosit dhe tensioneve që i krijuan, ndërkohë që jashtë, në oborrin e Kuvendit, Sali Berisha mbante protestë.

Lexo edhe :  Thirrja e Berishës në Kuvend: Votoni rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë

Falsifikimi i firmave

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu ka folur për çështjen “McGonigal”. Ai tha se opozita kërkon të hetojë një ngjarje ku janë falsifikuar firma duke bërë po të njëjtën gjë, teksa shtoi se Berisha ka hallin e vulës. “Berisha ka marrë podiumin e tij. Trazirat Berisha i ka nisur para McGonigal. McGonigal është një ish-zyrtar i FBI-së i cili sot po nga FBI është duke u akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe falsifikim të rremë. Këta këtu duan të hetojnë një ngjarje ku janë falsifikuar firma duke bërë të njëjtën gjë. Berisha ka një hall, atë të vulës. Ai nuk i qan dot hallet e demokracisë, pasi është i padëshirueshëm për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ka firma të falsifikuara, janë firmat e deputetëve të PD, që nuk kanë që as në Shqipëri. Ata kanë doktoratura në falsifikime”, tha Gogu.

Të fundit

Po shfaqet një konsensus: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza. Ku është veprimi?

Mund të ndihet e pashpresë të shohësh shtete mbështetëse që vazhdojnë të mbështesin Izraelin, por të dëshmosh çështjet për...

Siria është çliruar nga Rusia dhe Irani – por të huajt ende kërcënojnë lirinë e saj të re

Pas rënies së regjimit të Asadit, vendi tani përballet me sfida nga Turqia, Izraeli dhe armiqësia e perëndimit. Robin Yassin-Kassab Robin Yassin-Kassab është bashkëautor i Burning...

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti Bill Clinton, 78 vjeç, u shtrua këtë të hënë në një spital në Uashington, DC, për t'iu nënshtruar testimeve dhe vëzhgimit pas zhvillimit të një...

Berisha ka dështuar, po përgatit alibinë për humbjen!

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar opozita po zhvillon sot protestën e radhës në kuadër të mosbindjes civile. Skenari i protestës parashikon bllokimin e 5 segmenteve...

PS rrëzon kërkesën për hetimin e Portit të Durrësit

Në Konferencën e Kryetarëve, shumica socialiste rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar që do të shqyrtonte procedurat dhe ligjshmërinë...

Lajme të tjera

Web TV