Rama nis vizitën në Japoni, takim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Japoni, e cila do të zgjasë deri më datë 25 shkurt.

Takimi i parë i kryeministrit ka qenë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rendësi.

Pamjet nga dita e parë e vizitës i ka bërë publike vetë kryeministri Rama në rrjetin e tij social “facebook”.

“Mirëmëngjes dhe me fillimin e e vizitës zyrtare në Japoni”, shkruan ndër të tjera Rama.