Presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e tij të zhvilluar këtë të martë, akuzoi Perëndimin për armët dhe pajisjet ushtarake të dërguara në Ukrainë, kundër luftës ruse.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shtëpisë së Bardhë, ku është shprehur se deklarata e Putinit është absurde.
Po ashtu në të njëjtën linjë ka qenë edhe përgjigja e këshilltarit presidencial ukrainës Mychailo Podolyak, sipas të cilit kreu i Kremlinit ka demonstruar publikisht konfuzionin e tij.
“Ai nuk ka zgjidhje premtuese dhe nuk do të ketë”, ka thënë ai.