1 vit nga lufta në Ukrainë, gabimet që bëri Putini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiten Artur Meçollari dhe profesor Enri Hide, të ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, komentuan pushtimin rus të Ukrainës. I pyetur se cilat ishin gabimet që bëri Putin në këtë luftë, Meçollari theksoi se Putin nënvlerësoi NATO-n, unitetin e popullit ukrainas si dhe kapacitetet e saj ushtarake.

Nga pikëpamja e zbulimit strategjik, Putin bëri tre gabime kryesore. E para nënvlerësoi unitetin e aleancës perëndimore përpara se të fillonte sulmi kjo sepse kishte punuar 10 vjet për ta përçarë. E dyta, nënvlerësoi unitetin dhe moralin e popullit ukrainas dhe e treta mbivlerësoi kapacitetet luftarake të ushtrisë perandorake ruse”, u shpreh Mucellari.

Ndërkohë, sipas Hides, një ndër gabimet më të mëdha të Putinit ishte mbivlerësimi që kishte për të fituar luftën.

“Mendoj se Putini bëri disa gabime që normalisht e kthyen Rusinë shumë vite pas, në momentet e fundit të luftës së ftohtë, ku ushtria dukej se po shpërbëhej dhe se Perëndimi po dominonte. Në fakt nuk ishte vetëm Rusia që bëri gabime por edhe Putini. E mbivlerësoi dhe nuk qe i saktë në vlerësimin e atyre njerëzve që e rrethonin. U informua në mënyrë të gabuar nga gjeneralët e tij dhe jo më këto i ka ndryshuan ata disa herë. Disa u vranë në mënyrë aksidentale.”, tha Hide.

 

Të fundit

Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë...

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë të zhdukur. Agjencia e migracionit e...

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një kryeministri që...

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta. Avokati Kujtim Cakrani i...

I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se...

Lajme të tjera

Web TV