1 vit luftë/ Ja si janë refugjatët ukrainas në Europë në raport me popullsinë e çdo vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 24 shkurt 2022, ukrainasit u zgjuan nga një natë e tmerrshme e shoqëruar nga bombardimet. Trupat ruse të Presidentit Putin kishin nisur pushtimin e vendit.

Eksodi filloi. Disa shoqëruan familjet e tyre jashtë vendit përpara se të ktheheshin në luftime, të tjerë nxituan drejt kufijve me makina ose me trena të mbushur me njerëz.

Në ditët e para të luftës, qindra mijëra ukrainas u kthyen në perëndim drejt Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë, Rumanisë ose Moldavisë. Vetëm më 6 mars, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) regjistroi një maksimum prej 140,843 kalimesh në kufirin ukrainas-polak. Në fund të marsit, më shumë se 2 milionë kishin kaluar në qytetet e Polonisë. Kriza e migracionit po merrte një shkallë të paprecedentë.

Tashmë një vit pas fillimit të luftës, sipas statistikave nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, 8,087,952 refugjatë ukrainas janë regjistruar në Evropë.

Polonia dhe Gjermania janë vendet që kanë dhënë statusin më të madh të refugjatit, e ndjekur nga Republika Çeke. Por në raport me madhësinë e vendit të tyre, Mali i Zi dhe Republika Çeke kanë marrë pjesën më të madhe: refugjatët ukrainas përfaqësojnë më shumë se 4% të popullsisë së përgjithshme në Çeki dhe 5.4% në Mal të Zi.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV