Një vit luftë/ Xhaçka: Ukraina duhet të ketë një të ardhme të qëndrueshme

Përfaqësues të lartë të vendeve të ndryshme të botës, por edhe nga Shqipëria, kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka, e pranishme në Këshillin e Sigurimit, dënoi sulmin ushtarak mbi popullin e Ukrainës, ndërsa tha se të gjithë duhet të punojnë për mbrojtjen e paqes.

Ajo tha se Ukraina duhet dhe do të ketë të ardhshme të qëndrueshme e sovrane.

“Ne të gjithë duhet të punojmë për paqen. Ukraina duhet të ketë dhe do të ketë një të ardhme të qëndrueshme, të lirë, të sigurt e sovrane”, tha mes tjerash ministrja e MEPJ-së.