Pingpong politiko-juridik për mandatin e Xhaçkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita i është drejtuar dje Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit. Ata kërkojnë të përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Mandati i deputetes Olta Xhaçka nuk u mbyll me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Fati” i saj u kthye sërish në Kuvendin e Shqipërisë ku do të shqyrtohet edhe një herë, pasi gjykata e vlerësoi se ishte tejkaluar ky filtër. Opozita i është drejtuar dje Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli, kërkojnë nga Kryetarja e Kuvendit thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të hënën në orën 12:00 dhe përfshirjen e kësaj çështje në seancën plenare të datës 2 Mars. Ditën e enjte Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e arsyetuar, ku përveç votive kërkoi edhe të diskutohej në Parlament. “Gjykata Kushtetues shpalli dje vendimin e saj për mandatin e Olta Xhackës, duke rrëzuar Kuvendin dhe duke i dhënë të drejtë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Opozita i është drejtuar sot Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli kërkojnë nga Kryetarja e Kuvendit thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të hënën në orën 12:00 dhe përfshirjen e kësaj çështje në seancën plenare të datës 2 Mars”, thuhet në një njoftim të PD. Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka do të kthehet sërish për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë. ‘Kushtetuesja’ ka shfuqizuar të dyja vendimet e parlamentit edhe atë që miratonte raportin e mazhorancës dhe atë që rrëzonte raportin e opozitës. Ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të ‘Rithemelimit’ që kërkonin heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Sipas Kushtetueses, kjo çështje do duhej të dërgohej përmes një raporti të shprehur më parë nga Kuvendi. Kështu që mandati i Xhaçkës do të kthehet edhe një herë në Kuvend dhe me këtë vendim të Kushtetuese, Kuvendi është i detyruar që ta çojë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës. “Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi,” thuhet në vendimin e shumicës. Kjo nuk do të thotë që mandati do t’i hiqet, ‘Kushtetuesja’ mund të mos gjejë konflikt interesi, por do të jenë anëtarët e kësaj Gjykate që do marrin një vendim të tillë. Në këtë formë zgjidhet edhe përplasja e moskompetencave mes deputetëve të PD dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Të fundit

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV