Shkon në mbi 50.000 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet. Tërmetet e 6 Shkurtit, me magnitudë 7.8 dhe 7.5, kanë marrë jetën e 44.218 personave në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, që ka cituar agjencinë shtetërore të fatkeqësive.

Në Siri, numri i viktimave deri më tani është 5.900. Që prej tërmeteve të 6 Shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi. Turqia më 24 Shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), vlerësoi se 1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë.

Mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se autoritetet duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre.

Të fundit

Shpallja e pavarësisë nga Kroacia dhe Sllovenia dhe shpërbërja e Jugosllavisë

25 qershor 1991 Më 25 qershor 1991, në një ditë që do të shënonte kthesën më të madhe në historinë...

Lindja e Mesme/ Si dy fëmijë që rrihen në oborrin e shkollës… pastaj ndërhyn babai!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shkëmbyer batuta, edhe pse ishin duke folur për një çështje...

Media greke: Sazani do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump

Dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij të madhe, Jared Kushner nëpërmjet kompanisë së tij Affinity Partners, ka...

Amerika nën “kthetrat” e të nxehtit, qindra njerëz në spitale

Vala e parë e madhe e të nxehtit këtë verë ka shkaktuar probleme serioze shëndetësore dhe ka çuar në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme...

“Sulmi në Fordow, si në Hiroshima”, Trump: I dha fund luftës

Në një deklaratë për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se sulmi i...

Lajme të tjera

Web TV