Provokon Putin/ I jep Urdhrin e Miqësisë aktorit amerikan Steven Seagal

Presidenti rus, Vladimir Putin i dha Urdhrin e Miqësisë aktorit amerikan Steven Seagal.

Këtë e raportojnë agjencitë ruse, duke cituar dokumentin përkatës.

Seagal – i cili gjithashtu ka nënshtetësi serbe dhe ruse – ka qenë prej kohësh një fans i liderit të Kremlinit dhe ka shërbyer si përfaqësues special i Rusisë për marrëdhëniet humanitare me Shtetet e Bashkuara që nga viti 2018.

Verën e kaluar ai shkoi në Donbass për të xhiruar një dokumentar që tregon luftën nga këndvështrimi rus.