Erdogan u jep para fëmijëve të prekur nga tërmeti, por veprimi kritikohet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi të hënën rajonin e goditur nga tërmeti i Antiokisë (Antiyaman), megjithatë një nga lëvizjet e tij solli reagimin e botës në rrjetet sociale.

Siç shihet në disa video, ai po shpërndante para për fëmijët që prisnin mes turmës në provincën juglindore të vendit , ku tërmetet e 6 shkurtit goditën rëndë.

Videoja e Erdoganit duke shpërndarë para shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale, me njerëzit që komentuan se ishte një “moment i turpshëm” .

Lëvizja e Erdogan erdhi menjëherë pasi ai kërkoi një “bekim” nga qytetarët e zonës, duke pranuar se qeveria nuk kishte arritur të përgjigjej në mënyrë adekuate në ” dy ditët e para” të tërmeteve të mëdha.