Manchester United në çerekfinale të FA Cup. “Djajtë e Kuq” mposhtën me përmbysje 3-1 në “Old Trafford” West Hamin në një sfidë emocionuese, sidomos në pjesën e dytë, ku gjithçka u vendos në minutat e fundit.
Vendësit u befasuan në minutën e 54-t nga Benrahma, që shfrytëzoi një përgjumje të vendësve, të cilët menduan se topi kishte kaluar vijën anësore.
Kundërpërgjigjja e “Djajve të Kuq” ishte e menjëhershme. Fillimisht realizoi Casemiro, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje, për të ardhur më pas te autogoli i Aguerd, në zhvillimet e një këndoreje të ekzekutuar nga Bruno Fernandes.
Manchester United, në minutën e fundit realizoi golin e dytë me Garnachon, ndërsa më shtesë tundi rrjetën Fred.