Edvin Kulluri: Opozita nuk i fiton zgjedhjet edhe nëse Rama ikën sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në “Newsline me Viol Xhafaj” ka qenë i ftuar analisti, Edvin Kulluri, i cili ndër të tjera ka komentuar edhe mungesën e Lulzim Bashës ditën e sotme në Kuvend. Ai tha se Basha nuk mund të jetë në kuvend edhe në dy vitet në vijim për shkak të asaj që ai i shkaktoi Partisë Demokratike.

“Basha e ka të vështirë të jetë në parlament në dy vitet në vijim. Për shkak të humbjes së 4 palë zgjedhjeve dhe asaj që ndodhi në 11 dhe 18 dhjetor. Ka qenë legjitim vendimi masiv i demokratëve për largimin e tij nga kreu i PD-së.

Pavarësisht se Berisha këtë e përktheu në mbështetje për të që ishte gabim dhe po e paguan.

Basha nuk mund të kthehet për raportet me SHBA, sepse në momentin që Basha flet për McGonigal, Rama do t’i nxirrte deklaratën e Nik Muzin në departamentin e drejtësisë. Në këtë aspekt Basha është në pamundësi, ashtu siç është në pamundësi për t’u kthyer në krye të PD pas 14 majit,” tha Kulluri.

I pyetur nëse opozita do të mundej që të fitonte zgjedhjet nëse Rama do të vendoste që të lorgohej sot, Kulluri tha “JO”.

Sipas tij opozitës nuk ia ka fajin Partia Socialiste që ka humbur zgjedhjet.

“Jo. Sot me këtë kushte nuk fitohet zgjedhjen. Nuk ia ka fajin PS-ja, PD-së se nuk fiton zgjedhjet”, theksoi ai.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV