Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Bahrainit, zhgënjen Ferrari dhe Mercedes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara e para e sezonit, por në Bahrein nuk pati shumë histori. Max Verstappen dominoi në cirkuitin e Sakhir teksa e nisi garën nga vendi i parë dhe e ruajti kryesimin deri në kthesën e fundit pa e vendosur kurrë në dyshim pozicionin e tij. Red Bull dhe holandezi japin menjëherë që në start mesazhin se edhe në këtë sezon do të jenë pretendentët kryesorë ndërsa 25-vjeçari synon titullin e tretë radhazi në karrierë.

Sa i takon pjesës tjetër të pilotëve, Charles Leclerc provoi të rezistonte dhe të mbante podiumin. Në fillim piloti monegask ia doli të parakalonte Sergio Perez duke u ngjitur në vendin e dytë, por në vijim meksikani e rifitoi pozicionin e tij ndërsa numri një i Ferrarit u dorëzua në xhiron e 41-të me kokëkuqen italiane që duhej të tërhiqej para kohe nga gara. Kështu, Perez ishte ai që zuri vendin e dytë në Bahrein.

Ndërkohë, surpriza e madhe ishte Fernando Alonso i cili edhe pse u nis nga vendi i pestë, ia doli ta mbyllte garën në podium. Aston Martin iu përgjigj në mënyrën e duhur spanjollit që parakaloi Sainz dhe u rendit në vendin e tretë duke lënë pas në vendin e katërt pilotin e dytë të Ferrarit.

Sa i takon dyshes së Mercedesit, skuderia gjermane u duk në vështirësi me Lewis Hamilton që e mbylli në vend të pestë garën ndërsa shoku i skuadrës, George Russell nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë ndwesa mes tyre u rendit Stroll. Pjesa tjetër e dhjetëshes së parë u kompletua me Bottas, Gasly dhe Albon.

Të fundit

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

Shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar dy antibiotikë të rinj potencialë, të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, që mund të luftojnë...

Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Pas disa ditësh nxehtësie të lartë dhe thatësire, rrugët e kryeqytetit dhe zonave përreth janë përfshirë nga një frymë freskie, falë reshjeve të pakta...

Lajme të tjera

Web TV