Për ata që ulen përballë Sali Berishës për të dëgjuar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej ditës së premte kur Gjykata i hoqi vulën, Sali Berisha ka mbajtur 7 fjalime në publik, me gjithë ato që ai i quan formalisht “forume” të partisë së tij private, duke filluar me Kryesinë, me kandidatët e Foltores, Këshillin Kombëtar, konferenca shtypi me gazetarë etj, ku reciton të njëjtin tekst. Tani të gjithë këto skenarët me McGonigal, me oligarkun rus, me Edi Ramën, me Yuri Kim , me shpalljen “non grata” dhe në fund humbjen e vulës, i shpjegon me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibej.

D.m.th. gjithçka që ka ndodhur e kanë bërë këta të dy. Këta i kanë krijuar mundësi McGonogal të vij në Tiranë të korruptohet nga Edi Rama, ti kap këta me pare ruse, pastaj këta të bëjnë sikur dorëzohen me qëllim që në finale, këta të përjashtonin Berishën nga PD dhe ti merrnin vulën me ndihmën e ambasadores dhe Edi Ramës.

Natyrisht që kjo është nga ato diaret mendore të një plaku, ku ti nuk ke çfarë thua. Por dua të them diçka për ata që i rrinë përballë si spektatorë.

Si ka mundësi që asnjë njeri i vetëm, nuk guxon të hap gojën, por nxijnë të gjithë në fytyrë shtrëngojnë dhëmbët, bëjnë gjeste me gjuhën e trupit kundër tij, shikojnë celularët apo i kthejnë kurrizin kur flet, por nuk hapin gojën.

Si ka mundësi që sapo dalin nga takimi me të nuk lënë njeri pa takuar duke u thënë që jemi të vdekur me atë, por s’kemi çfarë ti bëjmë, e dimë që nuk fitojmë gjë, po s’kemi ku vemi dhe para tij rijnë si mumje dhe dëgjojnë gjithë gjërat më alogjike që një qenie mbi tokë mund të dëgjoj në vitin 2023.

Lexo edhe :  Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Si ka mundësi që u shkon mendja vërtet se mund të vijnë në pushtet dhe quajnë parti një repart ushtarak, ku komandanti i thërret vetëm për ti numëruar nëse kanë ardhur ta dëgjojnë.

Por për asgjë tjetër, por qoftë dhe vetëm për këtë fakt, ajo parti edhe sikur të krijohet sot nga e para dhe të regjistrohet sipas gjithë rregullave duhet nxjerrë jashtë ligjit si një parit enveriste, ku një plak i rrjedhur flet 45 minuta 7 hë në 24 orë, dhe gjithë të tjerët dëgjojnë dhe ikin duke u quajtur kështu debat forumesh.

Si ka mundësi që edhe në ato forume false ashtu siç janë, që nga ajo që e quan kryesi, nga ajo që e quan Këshill kombëtar nga ata që i quan kandidatë, nuk del asnjë njeri i vetëm, qoftë dhe për të bërë dallimin dhe për të thyer paradigmën që ai ka krijuar, se ka mbledhur rreth vetes gjithë idiotët e Shqipërisë, e ti thotë: Më fal, mos na trajto si budallenj, ose të çmendur. Mos dëgjo Edi Ramën që na thotë se jemi të tillë, se nuk jemi.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV