Veliaj: Vulëhumburit e duan Rrogozhinën për të mbushur furgonët e revolucionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte Rrogozhina, ku gjatë një takimi me socialistët, Veliaj tha se Partia Socialiste e kërkon votën për të bërë më shumë punë për qytetarët, ndërsa opozita i përdor qytetarët për të mbushur autobusët e “revolucioneve”.

“Kur në Tiranë je drejtori i bingove, basteve dhe lojërave të fatit të Saliut dhe sa vijnë zgjedhjet transferohesh në Rrogozhinë, që t’i shfrytëzosh njerëzit për zgjedhje, kjo është fyerje. Ndaj, ftesa ime për ata që janë të djathtë – aq pak sa kanë ngelur në Rrogozhinë – është: ‘O shokë, pse pranoni të fyheni nga partia juaj? Pse pranoni të bëheni mish për top – mbush autobusë, mbush furgonë për të ardhur në Tiranë dhe për të lënë nam me një revolucion që është bërë skandal? Është bërë turpi i botës të shohësh se si vijnë me Range Rover gjithë oborri i partisë. E keni parë se si i gjejnë paratë për autobusë, për sufllaqe, për kamiona e për bataliona? Por nuk kanë mundësi të ndihmojnë njerëzit, qoftë edhe të partisë së tyre”, u shpreh Veliaj.

“Është tallje për demokratët që të vijë si kandidat këtu ai i bingove dhe i lojërave të fatit. Çimi e do pushtetin që të mbushë furgonët për revolucion, njësoj siç bënte Xhelal Mziu në Kamëz. Pra, ti e do instrumentin që quhet bashki, që të bësh revolucion për Sali vulëhumburin! Bashkia, qeveria, administrata, institucionet janë për të zgjidhur hallet e njerëzve, jo hallet e politikanëve, që u ka humbur vula, që i kanë punët keq dhe që do i kenë keq e më keq sepse do ta mbyllin me turp edhe jetën politike, edhe jetën fizike. Kjo është diferenca mes atyre që pushtetin e duan që të bëjnë punë dhe atyre që pushtetin e duan që të gjejnë vulë dhe me atë vulë të bëjnë revolucion, që s’ka për të ndodhur kurrë sepse Shqipëria i ka punët vetëm për lart dhe jo më për poshtë,” nënvizoi Veliaj.

Të fundit

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Lajme të tjera

Web TV