Humbja poshtëruese ndaj Liverpoolit, reagon Rashford dhe De Gea: Të qëndrojmë të bashkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marcus Rashford, një nga lojtarët e shquar të Manchester United këtë sezon (25 gola në 40 ndeshje), ka reaguar në rrjetet sociale për humbjen poshtëruese (0-7) të pësuar të dielën kundër Liverpoolit, në Anfield.

“Do të doja të kisha një ndeshje sot për t’i rregulluar gjërat. Rezultati është ai që është dhe ne nuk mund të shohim më shumë se kaq! Nuk mund të lejojmë që ky rezultat të përcaktojë epokën tonë. Duhet t’i besojmë procesit dhe të qëndrojmë të bashkuar”, – ka shkruar i riu anglez i avancuar në Twitter.

Nga e njëjta platformë ka ardhur edhe reagimi i portierit spanjoll David de Gea:

“E di që këto mesazhe nuk shkojnë mirë në ditë si këto. Ishte një moment katastrofik për ekipin dhe ky rezultat nuk duhej të ndodhte, veçanërisht në këtë rrugëtim ku që jemi të gjithë. Ne kemi një detyrë ndaj këtij klubi, një përgjegjësi për të përfaqësuar simbolin, por ne kemi mundësi për të reaguar në ndeshjet që vijnë dhe kjo është ajo ku duhet të fokusohemi”.

Të fundit

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras,...

Mbi 30 mln paund/ Sa do të paguajë CEO i Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale

Përqafimi viral që zbuloi tradhtinë e CEO-s së Astronomer mund t’i kushtojë Andy Byron mbi 30 milionë paund në rast se bashkëshortja, e cila...

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Lajme të tjera

Web TV