Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, mbyllet në barazim sfida mes Teutës dhe Vllaznisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U mbyll pa fitues sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Vllaznisë për javën e 24-t të Superiores.

Miqtë shkodranë, të cilët shënuan të parët që në fillim të pjesës së parë, nuk ia dolën ta ruanin epërsinë, madje pësuan gol pas thuajse gjysmë ore lojë, me rezultatin 1-1 që mbeti në fuqi deri në fund.

Esat Mala i befasoi vendësit në minutën e 14-të, duke I vjedhur kohën mbrojtësit në prekjen e topit.

Barazimi erdhi pas një aksioni model të ekipit durrsak, i finalizuar me mjeshtëri nga Kallaku.

Teuta e nisi me vrull pjesën e dytë, pretendoi në dy raste për penallti.

Në të 68-tën, akordohet 11-metërsh për Teutën, por e anulon sistemi VAR, që dallon një ndërhyrje të parregullt më herët ndaj Gurishtës.

Teuta tentoi golin edhe në minutat shtesë me Dacin, por Zogovic reagoi në pozicion.

Një barazim që nuk kënaqi asnjë ekip, pasi si Teuta mbetet e gjashta me 32 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 36 pikëve.

Të fundit

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, dyshohet për qindra viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter goditi Afganistanin pak minuta përpara mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka...

Shtatori nis me diell/ Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Dita e parë e shtatorit do të nisë  me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga...

1 Shtator 1939 – Gjermania pushton Poloninë, nis Lufta e Dytë Botërore

Në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit 1939, pa ndonjë shpallje formale lufte, Gjermania naziste nën drejtimin e Adolf Hitlerit, nisi një...

Rriten kursimet për pension privat/ Ja sa përfitojnë shqiptarët me ligjin e ri

Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar...

Ndërron jetë regjisori i madh Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë publik e bija, Juna Anagnosti,...

Lajme të tjera

Web TV