Benfica pret Club Brugge në Estadio da Luz për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra portugeze regjistroi fitore komode (2-0) në ndeshjen e parë si mysafir i ekipit belg në Jan Breydel Stadium, ashtu që është favorite për të vazhduar në çerekfinale.
Trajnerët Roger Schmidt dhe Scott Parker kanë bërë zgjedhjen e formacioneve të skuadrave që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.