Çupi: Nëse Meta bashkohet me Berishën, është politikisht fundi i PL

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në studion e Abc News, theksoi se Partia Demokratike nuk është e aftë që të bëjë ndryshimin. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, analisti theksoi se PD nuk përfaqëson më një “organizëm politik” ndërsa Sali Berisha “nuk ekziston më si një faktor politik”.

“Mesa duket është një parti që prodhon fantazma në kuptimin politik. Ajo është një parti që edhe pse u shpresua se diçka do të ndodhë. PD nuk është e aftë të bëjë ndryshimin. PD kishte një shans të madh kohët e fundit që të kishte përkrahjen e publikut që do një opozitë dhe të SHBA dhe BE.

Kërkesa kryesore që iu shtrua ishte ndarja nga e shkuara e saj, fatkeqe për Shqipërinë. Kishte një qëndrim negativ ndaj interesave të vendit dhe kishte prevaluar mbi gjithçka interesin e vet, liderit, korrupsionit erdhëm në pikën që ligji e përjashtoi po jo PD dhe ja ku kemi fantazma përsëri.“, tha ai.

Më tej, ai shtoi se nëse Ilir Meta bashkohet me Berishën do të shkaktonte edhe fundin e partisë së tij.

“Meta është në faktor që po reziston me marifetet e tij. Ai dje ka marrë më në fund datën e fundit për të mos u bashkuar me Berishën. Nëse Meta bashkohet me Berishën, është politikisht fundi i PL. Të mos kujtojmë se Amerika ndryshon mendje. Fenomeni Berisha është i papranueshëm për SHBA. Nëse bashkëpunon me Berishën do të ketë të njëjtin fat.“, tha Çupi.

Të fundit

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV