“Kur ka vetëm një PD nuk mund të ketë dy palë”/ Zhupa: Alibeajt i mungojnë demokratët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar se PD e vërtetë ka si kryetar Sali Berishën dhe ka strukturat e saj dhe Primaret.

Gjatë një dalje mediatike Zhupa tha se grupit të deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, u mungojnë demokratët dhe strukturat për të qenë Partia Demokratike zyrtare.

“Vetë fakti që kërkohet ende të ngjallet Basha si kryetar i PD-së tregon absurditetin ku po jetojmë. Realiteti është Partia Demokratike me strukturat e saj, me Primaret dhe kryetarin e saj Sali Berisha. Kemi dhe palën tjetër me Alibeajn dhe Bashën të cilës i mungojnë demokratët dhe strukturat. Në momentin që Celibashi detyrohet nga Rama t’ia japë Alibeajt krijohet një tjetër ngërç ligjor.

Nuk ka parti pa kryetar, kur ikën një kryetar organet zgjedhin menjëherë zëvendësin e tij. Është vullneti i Ramës për të krijuar këtë ngërç ligjor dhe të mos lejojë kandidatët e Primareve të kandidojnë. Frika e Ramës ka krijuar këto artifica ku Celibashi kërkon deklaratën e Bashës. Është si t’i kërkojmë një personi të delegojë votën. Kjo nuk lejohet, apo të delegosh dhëndrin në një martesë.

Tjetër është kompetenca dhe tjetër është përgjegjësia. Kur ka vetëm një PD nuk mund të ketë dy palë në gjykatë sepse do të nënkuptonte dy parti. Problemi është ai që i përdor ata në palën tjetër. Nuk besoj se kanë fuqi Basha apo Alibeaj të çojnë çështjen në Apel dhe të bëjnë atë që ndodhën, atë forcë e ka Rama. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, cilido deputet që e sheh zgjidhjen te bashkimi është i mirëpritur të vijë dhe të bëjë fushatë për ne. Alibeaj nuk ka parti, nuk ka struktura, nuk e njeh as KQZ si kryetar.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV