Studiuesi: Shqipen duhet ta ruajmë nga gjuhëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesi Agron Dalipaj thotë se shkatërruesit me të mëdhenj të gjuhës shqipe janë gjuhëtarët.

“Gjuha shqipe nuk vdes nëse nuk ndërhyjnë gjuhëtarët. Është e frikshme puna që bëjnë gjuhëtarët shqiptarët mbi gjuhën shqipe. Duhet ta ruajmë gjuhën nga gjuhëtarët zyrtarë. Është e rëndë ta thuash”.

I ftuar në “Jeto me Orën” ai hodhi akuza ndaj Akademisë së Shkencave dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke ju referuar si dy institucione me ideologji sllave.

“Në krye të Akademisë së Shkencave është një njeri që nuk ka asnjë produkt shkencor, është njeri politik. Për çfarë i duhet Akademisë së Shkencave? E kemi pasur një të tillë 21 vjet, Aleks Buda.

Ishte censurues i të gjithë veprave shkencore.Ka ndaluar shumë shkencëtarë që kanë nxjerrë të vërteta, e njëjta gjë ndodh sot.

Edhe sot është një njeri politik në krye të kësaj Akademie. Nuk kemi shpresa që Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike do të punojnë për shqiptarët. Janë institucione ideologjike sllave mu në mes të Tiranës.

Kanë punuar kundër gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar. Armiqtë tanë arritur të manipulojnë dhe drejtojnë këto dy Akademi”.

Të fundit

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV