Chelsea regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mundi në “King Powers Stadium” Leicester me shifrat 1-3. Blutë e Londrës ishin imponues dhe në të 11-ën, Chilwell kaloi në avantazh skuadrën e Potter. Londinezët realizuan me Felix dhe të dytin, por VAR i hoqi festën portugezit. Edhe pse “dhelprat” barazuar me Daka, në kohësn shtesë të pjesës së parë Chelsea mori përsëri avantazhin me Havertz.
Në pjesën e dytë, përsëri blutë ishin më kërkues dhe Mudryk e gjeti rrjetën. Por sërish teknologjia i ndali festën. Pak minuta më vonë ukrainasi shërbeu për Kovacic, i cili shënoi dhe golin e tretë, duke mbyllur llogaritë e kësaj sfide. Vendasit e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të Faes. Belgu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e kohës së rregullt.
Chelsea ka nisur ngjitjen në vendin e 10-të me 37 pikë, ndërsa Leicester rrezikon jo pak. Aktualisht Leicester ndodhet me vetëm 24 pikë shumë pranë zonës së rënies nga Premier League.