Aksident i frikshëm në Hungari, 42 automjete të përfshira, plagosen 39 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra automjete u përfshin në një aksident në Hungari, duke shkaktuar lëndime të shumta derisa disa prej veturave u përfshinë nga flakët. Policia tha se përplasja, që përfshinte pesë kamionë dhe 37 automjete të tjera, ndodhi në autostradën M1 rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit.

Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje 19 automjete morën flakë derisa thuhet se 36 persona pësuan lëndime, përfshirë një që ishte në rrezik për jetë dhe 13 që ishin në gjendje të rëndë, tha policia.

Drejtoria Kombëtare e Hungarisë për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë tha në një deklaratë se zjarret ishin shuar dhe se katër helikopterë të shpëtimit, si dhe ekipe zjarrfikëse dhe shpëtimi nga shumë qytete afër kishin mbërritur në vendngjarje për të trajtuar të lënduarit.

Autoritetet bllokuan trafikun në të dy drejtimet e autostradës M1 ndërsa operacionet e rikuperimit dhe pastrimit vazhduan deri në mbrëmje.

Zëdhënësi i shërbimit kombëtar të ambulancës Pal Gyorfi nuk dha ndonjë deklaratë rreth asaj se çfarë e shkaktoi.

Operatori i autostradave të Hungarisë, “Hungarian Concession Infrastructure Development Plc.”, shkroi në një postim në Facebook se një stuhi e lokalizuar pluhuri mund të ketë shkaktuar këtë përplasje ‘zinxhir’ të makinave.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV