Balla: Saliu shiti rafinerinë dhe bëri një privatizim me ortakun e ri të SHPK, Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Mallakastra është shprehur se ky qytet tashmë ka marë një pamje tjetër, krejt ndryshe nga kur ky qytet qeverisej nga Sali Berisha.

Balla u shpreh se Sali Berisha ka shitur rafinerinë, ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, duke i bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një.

“Të gjithë e mbajmë mend se si ishte qyteti i Ballshit para pak vitesh, nuk bëhej fjalë për asfalt por ishte në një gjendje që kryeqendrës së Mallakastrës nuk i shkonte dhe nuk i kishte hije gjendja në të cilën kishte degraduar.

Rafinerinë e shiti Sali Berisha, me Ballshin ka llogari për të dhënë, ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, por unë këtu nga Ballshi i kërkoj SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një.

Kur ju thoshim ne para dy vitesh mos e votoni Lulin se prapa është Saliu ju thoshit jo është Luli, po çfarë Luli, ja ku i keni tani dhe Saliun dhe Ilirin bashkë më në fund.

Dhe ndaj duhet që në 14 Maj të kemi një fitore me diferencë të madhe e cila na çon që në zgjedhjet e 2025 të kemi një mandat të katërt të Partisë Socialiste” u deputeti socialist.

Të fundit

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak, sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’ju bëjë që të duket një ushqim i pashëndetshëm. Ka shumë...

Hyri me shishe benzine në shërbimin e dializës/ Kujtim Mero kërcënoi policinë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në Korçë ku një pacient i identifikuar si Kujtim Mero hyri në shërbimin e dializës...

Ekzekutoi në burg Arben Lleshin, GJKKO lë në regjimin 41 biss Sokol Mjacajn

GJKKO ka marrë vendimin që të lërë në izolim 41 Biss Sokol Mjacajn. Ky i fundit kishte bërë kërkesë që të dilte nga izolimi...

Kosova “në alarm” nga sulmet hibride: Rrezik për stabilitetin kombëtar!

Sulmet hibride paraqesin rrezik për stabilitetin kombëtar të Kosovës dhe në rrethanat aktuale gjeopolitike, qëndrueshmëria është më shumë se nevojë u theksua në konferencën...

Përmbytjet në Durrës/ Kryebashkiakja Sako: Ka filluar vlerësimi i dëmeve

Ministri i Mbrojtes, Piro Vengu ishte këtë të enjte (30 janar 2025) në Durrës, ku vizitoi nga afër disa prej zonave të përmbytura për...

Lajme të tjera

Web TV