Maqedoni e Veriut, nxënësit flasin më mirë anglisht sesa shqip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë të shumtë fëmijët e arsimit fillor të cilët po shfaqin pengesa dhe ngecje në të lexuar dhe të shprehurit mirë në gjuhën amtare. Këtë e konfirmojnë mësimdhënësit, të cilët thanë se është për të ardhur keq kur në orën e gjuhës shqipe nxënësit flasin një gjuhë të huaj që komunikimi mes tyre të bëhet më i lehtë. Mësuesja, Imrane Bajrami tha se në këtë ka ndikuar përdorimi i gjatë i celularëve dhe humbja e interesit për të lexuar libra shqip.

“Këto vitet e fundit vërtet kemi një ngecje të leximit, nuk është leximi i rrjedhshëm sikur ka qenë viteve të mëhershme. Fëmijët disi e kanë humbur dëshirën për të lexuar dhe me të vërtet ne si mësimdhënës kemi një vështirësi për ti dhënë kurajo fëmijëve të gjeneratave në vijim apo të reja. Është e vështirë se shumica e fëmijëve sikur nuk kanë përqendrim në orë. Teknologjia është me siguri ajo që fëmijët kanë ngecje aq të madhe në të shprehurit me shkrim apo lexim. U është bërë një përzierje e gjuhës amtare gjuhës angleze…se ato gjysmën e ditës tjetër e kalojnë me gjuhën angleze”, tha Imrane Bajrami, mësuese e gjuhës shqipe.

Gjatë qëndrimit tonë në shkollën fillore “Skënderbeu” në Haraçinë, nxënësit e një klase të shtatë thanë se të shprehurit në gjuhë angleze e kanë më të lehtë pavarësisht që gjuha e nënës është gjuha shqipe.
“Mundohem të lexoj por kam pak stres te leximi edhe ndonjëherë i ngatërroj pak fjalët. Gjuhën angleze e di, komunikoj shumë edhe shumë më pëlqen. Kur duhet të shprehesh, më mirë shprehesh në gjuhën angleze apo shqipe? Në gjuhën angleze. Pse? Nuk e di, më vjen më lehtë”, tha një nxënëse.

Lexo edhe :  Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

“Gjuha shqipe është shumë e mirë si lëndë dhe e preferoj. Gjuhën angleze e kam të preferuar. Shprehesh më mirë anglisht se shqip? Po. Pse? E kam mësuar prej e vogël dhe e di më mirë”, shtoi një nxënëse tjetër.

“Krahasuar me një gjuhë tjetër gjuha shqipe më vjen më e lehtë. Nuk kam probleme kur shprehem ose lexoj ndonjë libër ose lektyrë. Ka ndodhë ndonjëherë të shprehemi më lehtë në anglisht për ndonjë fjalë që nuk e kuptojmë shumë mirë në shqip”, u shpreh një nxënës.

Mësimdhënësit në të shumtën e rasteve organizojnë mbajtjen e orëve shtesë, për të t’u ndihmuar nxënësve që kanë vështirësi në të shprehurit në gjuhën e tyre amtare./Alsat

Të fundit

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Gjyqtari pranon se ka favorizuar Messin, ja marrëveshja që bëri me argjentinasin

Një gjyqtar tashmë në pension ka zbuluar se si ai favorizoi hapur Lionel Messin në një ndeshje, pasi argjentinasi pranoi t’i jepte fanellën e...

Lajme të tjera

Web TV