Mbyllet në barazim pa gola sfida mes United-Southampton, “Djajtë” jashtë garës për titull

Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Southampton në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 34’, moment kur Casemiro u ndëshkua me karton të kuq. Pika i shërbeu më shumë “Shenjtorëve”, që po garojnë për objektivin mbijetesë.