Microsoft: Hakerët rusë po përgatiten për sulme te reja ndaj Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sulme me virusë që kërcënojnë organizatat që shërbejnë si linja furnizimi për Ukrainën, u tha në një raport të Microsoft të publikuar më 15 mars.

Raporti, autor i të cilit është ekipi për siguri kibernetike i gjigantit të teknologjisë, ka paraqitur disa zbulime të reja sesi hakerët rusë operuan gjatë konfliktit në Ukrainë dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

“Që nga janari i vitit 2023, Microsoft ka vëzhguar aktivitetin kërcënues kibernetik rus, që është duke u përshtatur me qëllim që të rrisë aftësinë shkatërruese të grumbullimit të inteligjencës në Ukrainë dhe të aseteve civile dhe ushtarake të parnerëve të saj”, thuhet në raport. Një grup “duket se po përgatitet të rinisë një fushatë shkatërruese”.

Gjetjet e ekipit të Microsoft vijnë në kohën kur Rusia po dërgon trupa të reja në fushëbetejën në lindje të Ukrainës, sipas zyrtarëve perëndimorë të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, muajin e kaluar paralajmëroi se Rusia mund të rrisë aktivitetin e saj ushtarak, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ambasada ruse në Uashington nuk ka dashur të komentojë për këto gjetje.

Ekspertët kanë thënë se taktikat e kombinimit të operacioneve ushtarake me sulmet kibernetike janë të ngjashme me veprimet që Rusia ka bërë në të kaluarën.

Microsoft gjeti se ka një ekip të sofistikuar rus të hakerëve, që është i njohur në komunitetin e hulumtuesve për siguri kibernetike. Ky ekip po teston “aftësi të reja të sulmeve kibernetike që mund të përdoren për sulme shkatërruese ndaj organizatave jashtë Ukrainës që kryejnë funksione kyçe për linjat e furnizimit për Ukrainën”.

Lexo edhe :  Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Që prej janarit të vitit 2022, Microsoft tha se ka regjistruar sulme ndaj 100 organizatave ukrianse. /REL

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV