Bardhi sulmon Berishën: Skandal që po shtyn demokratët të votojnë Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar dje ish-kryeministrin Sali Berisha se nuk e do bashkimin e PD.

Në një emision televiziv, ai u shpreh se deri më 27 mars ka ende kohë që demokratët të bashkohen dhe të shkojnë të unifikuar në zgjedhje. Ai ftoi kandidatët e dalë nga “primaret’ të pranojnë të hyjnë nën logon e PD, teksa e cilësoi të papranueshme të futen në zgjedhje me logon e Partisë së Ilir Metës.

“Nuk do duhet që kandidatë për kryetarë të jenë të atashuar me partinë e zotit Meta. Ata janë kandidatë të PL. Ata duhet të jenë të PD. Me parti të qendrës së majtë duhet të kemi marrëveshje për të mbështetur njëri-tjetrin në zgjedhje, pro kandidatë të kenë logon e PD.

Unë nuk do t’i shtyj demokratët në strehën e Partisë së Lirisë. Në bashkitë ku ka dakordësi për të mos pasur kandidatë nga ana jonë është Bashkia e Hasit, është Devolli, është Divjaka dhe dy degë të tjerë. Nuk ka kuptim dhe të gjesh gjuhën me parti jashtë PD dhe të mos e gjesh brenda vetes.

Si mund tu kërkojmë qytetarëve të na besojnë kur nuk gjejmë gjuhën me njëri-tjetrin. Ai që nuk do të dalë me një kandidat është zoti Berisha. Ai po u thotë demokratëve të Shkodrës se unë nuk dua 8 mijë votat e Xheml Bushtit, por më duhen 200 votat e Nard Ndokës.

Ky është realiteti”, deklaroi ai. Më tej Bardhi i dha shuplakë Berishë dhe për akuzat ndaj Bashës për djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve vendore. “Këta që bërtasin dhe që janë si fanatikët më të mëdhenj kundër braktisjes së zgjedhjeve janë ata që e nxitën të digjte mandatet dhe braktiste zgjedhjet”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Zhupa i përgjigjet Ramës: E vetmja garë që njeh PS është kush do shkojë i pari në burg

Bardhi sqaroi se grupi i Alibeajt është i gatshëm që në Elbasan apo vende të tjera t’u vërë në dispozicion kandidatëve logon e PD dhe të jenë të unifikuar, por sipas tij, nuk e pranojnë që ata të jenë në logon e PL.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV