Milani nuk di të fitojë në Serie A, kuqezinjtë marrin tre “shuplaka” nga Udinese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani u mposht 3-1 në fushën e Udineses në një mbrëmje ku Zlatan Ibrahimovic hyri në histori.

Milani e nis keq përballjen me Udinesen në “Dacia Arena”. Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 10-të me Ronberto Pereyran.

Gabim nga Bennacer, që i shërben Tomorit shumë ngadalë. Samardzic lexon aksionin, merr topin dhe driblon drejt zonës. Topi përfundon te Pereyra, i cili godet dobët, por në një kënd që e befasoi portierin Maignan.

Milani ia doli të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë, pikërisht në minutën e katërt shtesë të këtij fraksioni, me Zlatan Ibrahimovicin , që shënoi me 11-metërsh. Gjiganti suedez hyri në historinë e Serisë A, pas u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në kampionatin italian. Me 41 vjet, 5 muaj e 15 ditë mbi shpinë, Ibra theu rekordin që mbahej nga Alessandro Costacurta.

Por nuk ishte e thënë që Milani të shmangte humbjen në fraksionin hapës, por vetëm dy minuta më vonë, pranë të gjashtën shtesë, Beto ktheu avantazhin për Udinesen.

Në minutën e 70-të, Milani merr goditjen e radhës nga këmbët e Kingsley Ehizibue, që u gjend në kohën dhe vendin e duhur, 3-1.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV