Ohër/ Begaj përshëndet marrëveshjen, Rama: Marrëveshje pa firmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhe Tirana kishte sytë të shtunën nga Ohri dhe ajo çfarë do të ndodhte atje.

Pas orësh të gjata bisedimesh të dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, rezultati ishte ai që pritej dhe politika shqiptare reagoi menjëherë.

Presidenti Bajram Begaj e përshëndeti dakordësinë e arritur në Ohër dhe shprehur pritshmërinë që marrëveshja të zbatohet.

“Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”, shprehet Begaj.

Me përgëzime për palët dhe me pak nota dyshimi, reagoi i pari kryeministri Edi Rama, vetëm pasi pasi u deklarua dakordësia. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkroi se marrëveshja është pa firmë dhe shpreson që të jetë reale e ti çojë dy vendet përpara në marrëdhënien e tyre.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, tha Rama.

Uroi në vijim, që marrëveshja të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Edhe kryetarja e kuvendi, përshëndeti dakordësinë e arritur në Ohër, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një hap përpara.

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV