Putin në Mariupol: Gjithçka do të jetë mirë, ne duhet të njihemi më mirë

Presidenti srus, Vladimir Putin ka vizituar Mariupolin, ku ka takuar qytetarët të cilët dolën në rrugë. Mesazhi i tij për ta ishte “gjithçka do të shkojë mirë, duhet të fillojmë të njihemi më mirë”.

Po ashtu tha se gjithçka ka ndodhur ishte për shkak të ‘nazistëve’. “Njerëzit e mirë nuk i bëjnë këto gjëra”, i tha Putin.

Mariupol ishte qyteti simbol i rezistencës ukrainase, i cili ra në duart e rusëve pas një rrethimi të përgjakshëm. Zëvendëskryeministri Marat Khusnullin i cili ishte së bashku me Putinin, premtoi se Mariupoli do të rindërtohet dhe “të gjithë do të kenë laboratorë më modernë dhe një ambulancë”.