Armand Duka i sigurt: “Mos kini dyshime, kualifikohemi në EURO 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armand Duka ka folur pas seancës së parë stërvitore të kombëtares shqiptare. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit foli fillimisht për grupin që përbën skuadrën kuqezi, si dhe u ndal te trajneri i ri Sylvinho.

Ai duket entuziast për vendimin e brazilianit për të jetuar në Shqipëri si dhe theksoi që objektivi kryesor është kualifikimi në EURO 2024. Për gazetarët presidenti Duka deklaroi:

“Diferencat në futboll janë të vogla. Nëse do t’i bashkojmë të voglat bashkë, bëhet hapi cilësor për të shkuar më lart. Risia në këtë edicion kjo është. Duam të kemi një rezultat akoma më të mirë në kualifikueset e EURO 2024.

Trajneri? Stafi ka qenë i angazhuar 100 përqind në Shqipëri. Nga dita e parë e kontratës deri sot. Ka qenë aktive edhe për të kompletuar shtëpinë e futbollit. Kanë jetuar gjithë kohën në Shqipëri. Duken me energji pozitive. Kjo energji pozitive t’i shërbejë futbolli. Siç thuhet në futboll ndeshje e radhës. Të shohim Poloninë dhe më pas të tjerat.

Pritshmëritë? Ka kërkuar ta nisë edicionin këtu, në shtëpinë e futbollit. Koha ka qenë e shkurtër. Për këtë falënderoj administratën e futbollit që kanë punuar 24 orë për të qenë gati. Kërkesa është e të gjithëve që ekipi të jetë maksimalisht i angazhuar. Të na dhurojnë diçka pozitive.

Rezultatet? Kemi bërë gjithçka për të pasur rezultatet më të mira. Kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij stafi. Objektivi ynë është kualifikimi në EURO 2024. Nuk është një grup i lehtë. Luhet në një periudhë të ngushtë. Sa më pak mungesa, të çon në rezultate pozitive. Shpresojmë që të kemi më shumë në rezultatet pozitive”.

Lexo edhe :  Marc Marquez bën ligjin në Mugello, triumfon edhe në garën sprint

Kujtojmë që Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në këto kualifikuese me ndeshjen e parë kundër Polonisë. Kjo sfidë do të zhvillohet në datën 27 mars në orën 20:45.

Të fundit

E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do...

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i...

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në...

A është e vërtetë që Hermann Göring kishte një vëlla “të mirë”?

Albert Göring, vëllai i udhëheqësit të fuqishëm nazist Hermann, ishte turpi i familjes: ai kundërshtoi regjimin dhe ndihmoi hebrenjtë falë mbiemrit të tij. Tabela që...

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, i cili do të duhet...

Lajme të tjera

Web TV