Arrestimi i kryebashkiakëve/ Përgjegjësia individuale, procese të tilla ka edhe në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat ka thënë dje se janë rikonfirmuar kryebashkiakë, ndërsa ka lënë për ditën e shtunë të vendoset edhe për pjesën tjetër të cilët nuk janë konfirmuar. Në lidhe me kryetarët e arrestuar, Balla tha se kanë përgjegjësinë personale

Përgjegjësi personale e ka quajtur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla nga SPAK. Në një prononcim për mediat ai tha se PS e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjëri që ka një llogari të hapur me drejtësinë. “E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

Kandidatët

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Socialiste do të hyjë në garë me 45 kryebashkiakë aktualë. Tri qarqe nuk do të kenë asnjë ndryshim në listën e emrave. Tirana do të vijojë me 5 emrat që qeverisin bashkitë, drejtuesi politik i Korçës, Niko Peleshi, ka vendosur që të mos bëjë ndryshime në 6 kryetarët aktualë. Edhe Lezha nuk ka çuar emra të rinj, pavarësisht rezultateve jo të mira në sondazhet e brendshme në Mirditë. Edhe ekipi i Dibrës nuk do të kishte ndryshim, por pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla, drejtueses politike, Belinda Balluku, do t’i duhet të gjejë një tjetër emër për të garuar. Të njëjtën strategji do të duhet të ndjekë dhe drejtuesi i Durrësit, pasi Bashkia e Krujës është ende në dilemë, jo vetëm të përfshirjes së Drejtësisë me Artur Bushi, por edhe të luftës së brendshme brenda socialistëve. Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur një deputet të tij për të zhvilluar “luftën” politike në kryeqendrën e veriut, bastionin e demokratëve. Benet Beci do të jetë alternativa e socialistëve për Shkodrën. Ndërsa në Vaun e Dejës, përballë kundërshtarëve do të jetë Kristian Shkreli. Edhe Gramshin, mazhoranca kërkon ta fitojë me një tjetër deputet, Besjan Ajazin. Një nga bastionet e së majtës, Vlora, Edi Rama, pritet t’ia besojë diplomatit Ermal Dredha. Por qarku i Vlorës do të ketë ndryshimet më të mëdha në ekipin elektoral, pasi përveç bashkisë së Vlorës, do të ketë ndryshime edhe në Konispol, Selenicë dhe Sarandë. Për këtë të fundit, Blendi Klosi ka propozuar para socialistëve emrin e Olti Cacit. Në Librazhd, fushatën elektorale nga socialistët e ka nisur prej javës Bukurosh Maçi. Libohova do të ketë një emër të ri, Leonard Hide ka marrë pëlqimin e drejtueses politike të qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro. Të gjitha bashkitë e tjera, si ajo e Patosit, Bulqizës apo Librazhdit, do të vendosen në mbledhjen e kryesisë së PS-së që është caktuar të mbahet të shtunën. Pasi të marrin firmën dhe dakordësinë e Edi Ramës, lista zyrtare që do të dërgohet në KQZ, do të lexohet nga 12 drejtuesit politik për qarqet që kanë në përgjegjësi. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se ditën e shtunë PS do të ketë gati të gjithë garuesit për zgjedhjet vendore 2023. “Sipas asaj traditës së rregullt të PS, ne do të kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë ku do të kemi një diskutim për secilën kandidaturë. Kemi bërë proces shumë të gjatë, sepse ne kemi shumë punë, ne nxjerrim kryebashkaik nuk nxjerrim thjesht kandidat. Deri të shtunën do i kemi të gjithë gati”, tha Balla. Qerim Ismailaj për Mallakastrën dhe Armando Subashi për Fierin janë konfirmuar si kandidatë të Partisë Socialiste për 14 majin. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon këtë. “Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi për një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur. Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani. Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla sepse ligji do të funksionojë”, tha Balla.

Të fundit

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur...

“Berisha po merr kohë të nisë gënjeshtrën e radhës”

Ditën e nesërme do të nisë procesi i rinumërimit, në stadiumin “Fahrie Hoti”, ku do të rinumërohet gati 43% e votave të 11 majit....

3 yje për sulmin, zbulohet plani i Barcelonës për merkaton

"Mundo Deportivo" raporton se Barcelona është e vendosur të transferojë një anësor për sezonin e ri dhe në listë janë 3 emra të njohur....

“Ballkani ka sot një shans për t’u bërë pjesë e tregut të BE”

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, theksoi rëndësinë e momentit aktual për Ballkanin Perëndimor gjatë takimit vjetor të RCC-së...

Befasi te Tirana, mbrojtësi njofton largimin nga kryeqytetasit

Florian Përgjoni i ka dhënë “duart” përfundimisht Tiranës, pasi ka zgjedhur të mos e rinovojë kontratën me klubin. Ky njoftim ka ardhur përmes rrjeteve...

Lajme të tjera

Web TV