Arsenali i “prish” punë Milanit, topçinjtë futen në garë për sulmuesin e Salzburgut

Soccer Football - Champions League - Group G - FC Salzburg v Sevilla - Red Bull Arena Salzburg, Salzburg, Austria - December 8, 2021 FC Salzburg's Noah Okafor celebrates scoring their first goal REUTERS/Leonhard Foeger

Arsenali i është bashkuar garës për sulmuesin e Red Bull Salzburg, Noah Okafor. Ata e shohin si një mundësi për të përforcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.

Në garë për 22-vjeçarin janë dhe klubet e Milanos, Milan dhe Inter. Këto të fundit janë gati të ofrojnë deri në 25 milion paund, aq sa kërkon klubi austriak. Gjithsesi nuk do e kenë të lehtë, pasi në Londër Okafor nuk kërkohet vetëm nga Arsenali.

West Ham United dhe Tottenham gjithashtu kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit, i cili sezonin e fundit ka shënuar në kampionatin austriak 7 gola në 19 ndeshje.