Konferenca e donatorëve mbledh 7 miliardë euro për Turqinë dhe Sirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin e treguar nga shumë shtete pas Konventës Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel për Turqinë pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit.

“Nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira nga të gjithë miqtë tanë, BE-ja me institucionet e saj, vendet anëtare dhe kandidate, nga OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha presidenti Erdogan.

Erdogan në një adresim virtual foli në seancën hapëse të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Suedeze e Këshillit të BE-së për të mbështetur viktimat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqinë jugore.

“Kjo konferencë është një shembull tjetër se sa të fuqishme janë marrëdhëniet mes popujve tanë”, shtoi ai.

Duke theksuar se kostoja e vlerësuar e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti ishte rreth 104 miliardë dollarë, Erdoğan tha se, “Nuk është e mundur që një komb i vetëm të trajtojë një krizë të kësaj shkalle i vetëm”.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca në Turqinë jugore dhe morën jetën e të paktën 50.096 personave. Mbi 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Presidenti turk njoftoi se vendi i tij aktualisht strehon mbi 4 milionë refugjatë, përfshirë rreth 3.5 milionë sirianë.

“Sot, derisa shërojmë plagët e fatkeqësisë së shekullit në vendin tonë, jemi në solidaritet me popullin sirian që u godit nga tërmetet. Ne ofrojmë lehtësimin e nevojshëm për palët e treta dhe vendet e tjera për të transferuar ndihma humanitare nga toka dhe ajri për viktimat e tërmetit në Siri. Ne do të vazhdojmë këtë qëndrim në të ardhmen”, tha presidenti Erdogan.

Të fundit

Nga Starmer, Von der Leyen e Zelensky, kush janë 47 liderët që ‘zbarkojnë’ në Tiranë

Më 16 maj 2025, Shqipëria do të presë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) në Tiranë, duke...

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Me urdhër të SPAK sekuestrohet celulari i kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, pasi ka dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor në...

Eurovisioni rikthehet sonte me gjysmëfinalen e dytë, lista e vendeve që do të garojnë

Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit, ku 16 shtete do të garojnë për të siguruar 10 vendet e fundit në finalen e madhe,...

Fenomeni Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund të jetë shpresë për PD-në

Alba Malltezi E ndërsa pjesa më agresive dhe e palogjikshme e lidershipit aktual të Partisë Demokratike po përgatitet të bëjë ritet vudu të radhës: Pra...

Magjike! Alban Skënderaj ‘pushton’ Milanon mes 16 mijë zemrash shqiptare (Video)

Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut! Më 14 maj 2025, Unipol Forum në Milano u mbush me 16 mijë...

Lajme të tjera

Web TV